Kosova dhe Kanadaja janë partnerë strategjikë dhe të përhershëm
Otavë, 22 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar liderin e opozitës kanadeze, Andrew Scheer, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kanadasë dhe ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën.
“Kanadaja është shembull i ndërtimit dhe promovimit të vlerave si diversiteti, dialogu, paqja e qëndrueshme dhe këto vlera na bashkojnë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, lideri i opozitës kanadeze, Andrew Scheer u shpreh se janë mbresëlënëse të arriturat e Kosovës që nga përfundimi i luftës.
“Kanadaja do të përkrah gjithmonë Kosovën”, u shpreh Scheer.
Presidenti Thaçi shtoi se Kosova dhe Kanadaja janë partnerë strategjikë dhe të përhershëm.