Kosova dhe Hungaria të thellojnë bashkëpunimin
Budapest, 24 shtator - Gjatë qëndrimit në Budapest, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në një takim të veçantë nga homologu i tij hungarez, Laslzo Kover.
Të dy homologët folën lidhur me nevojën e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të interesit reciprok.
“Kosova dhe Hungaria tashmë kanë një histori suksesi të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe kjo marrëdhënie e shkëlqyer duhet të thellohet më tej”, theksoi kryekuvendari Konjufca.
Kryekuvendarët Konjufca dhe Kover ndanë mendimin e përbashkët lidhur me domosdoshmërinë e vazhdimit të politikës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë kontekst, kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga homologu i tij mbështetjen e Hungarisë brenda BE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.â