Kosova, besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Washington, 19 gusht - Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me Ministren e PuneÌve teÌ Jashtme dhe DiasporeÌ, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë zhvilluar një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.
Gjatë këtij takimi, ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla me z. Palmer kanë diskutuar peÌr intensifikimin e agjendeÌs shteteÌrore neÌ peÌrafrimin e Kosovës me familjen euro-atlantike, progresin neÌ fuqizimin e sundimit teÌ ligjit dhe hapjen e njeÌ dinamike të re peÌr arritjen e marreÌveshjes gjitheÌpeÌrfshireÌse ligjeÌrisht obliguese me njohje neÌ kufijteÌ ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla kanë vlerësuar lartë kontributin dhe angazhimin e z. Palmer si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë, si aleati më i madh dhe më i rëndësishëm për Kosovën dhe popullin e saj.
Sa i përket procesit të dialogut, ministri Selimi ka theksuar se Kosova eÌshtë gjithnjë besnike ndaj interesave strategjike teÌ shtetit mik dhe për këtë ka konsideruar se pa bashkërendim dhe garancë të Amerikës, është vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme me Serbinë.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, në anën tjetër ka rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së për vendin tonë, duke potencuar se fokus kryesor duhet të jetë arritja e progresit të Kosovës në integrimin e plotë ndërkombëtar, forcimin e shtetit ligjor dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
"Roli aktiv dhe mbeÌshtetja e ShBA-seÌ, si aleate strategjike jona, është e pazeÌvendeÌsueshme peÌr të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë", theksuan dy ministrat në fund të takimit me z. Palmer.