06 Maj 2024

Kosor: Gjërat me Serbinë kanë nisur për të keq

Zagreb, 1 tetor - Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, ka vlerësuar se marrëveshjet ndërshtetërore të prokurorive të vendit të saj dhe Serbisë nuk kanë dhënë rezultate të dëshiruara dhe se gjërat që nga atëherë kanë nisur të shkojnë për të keq.

“Kur ishte rasti Tihomir Purda, presidenti serb Boris Tadiq më ka bindur se disa gjëra do të nisin për të mirë, por ato filluan për të keq”, ka deklaruar Kosor për mediat kroate.

Ajo ka vlerësuar se marrëveshjet ndërshtetërore- prokurorive të Kroacisë dhe Serbisë nuk kanë dhënë rezultate të dëshiruara, pasi që ligji i Serbisë nga viti 2003 dhe 2010 ka zgjeruar juridiksionin e Serbisë në territorin e Kroacisë, gjë e cila me asnjë të drejtë ndërkombëtare nuk është e mundur.

Për akuzat e Beogradit ndaj rreth 40 shtetasve kroatë, në mesin e të cilëve gjenden edhe disa drejtues të luftës, për krime lufte në rajonin e Vukovarit në vitin 1991, Kosor ka thënë se ka kuptuar atëherë kur kanë kuptuar edhe mediat, edhe pse akuzat në Zagreb kishin arritur qysh në korrik.

Kosor ka porositur të gjithë ata që mendojnë se projektligji për pavlefshmërinë e akuzave nga Serbia është “ligj parazgjedhor”, le të votojnë kundër tij.

“A është dashur Qeveria të heshtë derisa të mos arrijnë 40 akuzat e reja”, ka pyetur kryeministrja kroate.

Ndryshe, Kosor javën e kaluar ka përsëritur se Qeveria e Kroacisë nuk do të tërheqë padinë për gjenocid, të cilin ky vend e ka ngritur kundër Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)