09 Janar 2025

Koshtunica: Serbia s’ka përfitim nga kandidatura

Beograd, 29 shkurt - Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka deklaruar se nga statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, nuk ka kurrfarë përfitimi, dhe se Serbia duhet të largohet nga integrimet evropiane, pasi ato, sipas tij, “paraqesin vetëshkatërrim të Serbisë”.

“Kemi parë se pushteti i tashëm u ka pranuar separatistëve shqiptarë, se në territorin tonë ekziston shteti i Kosovës me yll” tha Koshtunica.

“Sot e shohim se për shkak të pranimit të Kosovës me yll, BE është revanshuar dhe ia ka dhuruar pushtetit në Serbi, që mund të shkoj në zgjedhje me kandidaturë”, ka thënë ish-kryeministri serb.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)