Koshtunica: Serbia nuk ka arsye për të festuar
Beograd, 2 mars - Lideri i Partisë Demokratike Serbe, Vojislav Koshtunica, tha se Serbia nuk ka asnjë arsye për të festuar statusin e kandidatit.
Ndërsa Dragan Todoroviç, nga Partia Radikale Serbe, ka thënë se statusi do të keqësojë pozicionin e Serbisë.
Kush feston në Serbi marrjen e kandidaturës. A feston një komb që nuk ka punë, që është varfëruar. Kush përveç qeverisë mund të festojë marrjen e kandidaturës, kur të gjithë e dimë se me farë çmimi është paguar kandidimi, pyet Koshtunica.
Ai i ka thënë Tanjugut se statusi është një fjalë boshe se qytetarët serbë nuk kanë përfitim duke shtuar se ekonomia po pëson dëme për shkak të Marrëveshjes së Stabilzim Asociimit, të nënshkruar me BE-në. Edhe nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todoroviç, konsideron se statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, për Serbinë dhe qytetarët e saj, jo vetëm nuk do të thotë asgjë, por do të keqësojë pozitën e Serbisë, pasi do të hapë rrugën për shantazh të ri.