26 Dhjetor 2024

Koshtunica: S’e lëshojmë Kosovën

Beograd, 26 qershor - Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se Beogradi duhet t’ia bëjë të qartë BE-së, se asnjë vend në Evropë nuk e ka shitur territorin e tij dhe se Serbia nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

“Neve nuk ka nevojë të na japë gjë ndokush, por as nuk duhet të na marrë. Kosova na takon neve sepse është e jona dhe BE-së i takon ajo që ka”, ka pohuar Koshtunica.

Duke folur në komitetin kryesor të partisë së tij, ish-kryeministri ka akuzuar qeverinë aktuale të Serbisë se po e lë Kosovën në harresë, duke bërë që ajo të gëzojë mbështetje nga BE.

“Duket që Kosova është më e rëndësishme për BE-në sesa për qeverinë e Serbisë. Më shumë kujdeset Brukseli që të na e marrë Kosovën sesa qeveria jonë që ta mbrojë atë”, ka theksuar Koshtunica.

Ai ka shtuar më tej se për Kosovën duhet të gjendet një zgjidhje që të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)