10 Janar 2025

Koshtunica, nismë për anullimin e marrëveshjes me Kosovën

Beograd, 23 shtator - Partia Demokratike Serbe (DSS) do të paraqesë në Gjykatën kushtetuese republikane iniciativën për anulimin e të gjitha urdhëresave që janë krijuar në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, deklaroi kryetari i kësaj partie dikur në pushtet Vojislav Kostunica, aktualisht në opozitë.

\"Njëkohësisht, DSS do të kërkojë nga Gjykata kushtetuese ndërprerjen e të gjitha akteve dhe veprimeve që dalin nga ato marrëveshje, gjithnjë derisa zgjat procedura e vlerësimit të kushtetutshmërisë, në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja afatgjata negative\", shprehet Koshtunica në deklaratën e tij.

Sipas tij, \"marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë kundërkushtetuese, shkelin rendin juridik në Serbi dhe janë plotësisht në kundërshtim me interesat nacionale serbe he interesat shtetërore\".

\"Mënyra më e mirë që shteti të lirohet nga këto marrëveshje të dëmshme është ajo që Gjykata kushtetuese, për arsye të jokushtetushmërisë, t’i anulojë ato dispozita\", mendon Koshtunica.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)