Koshtunica: Marrëveshjet me Kosovën goditje e rëndë për Serbinë
Beograd, 4 korrik - Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, dhe ish-kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, ka thënë se me marrëveshjet e arritura ndërmjet Beogradit e Prishtinës, qeveria e Serbisë nuk e ka respektuar besimin e të gjitha shteteve, që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës dhe u ka dhënë goditje historike të rëndë dhe serioze interesave të Serbisë.
Njëri nga liderët kryesorë opozitarë në Serbi, konsideron se qeveria e tashme prej vitit 2008 është bashkëpjesëmarrëse dhe ndihmëse e fuqive perëndimore, në procesin e krijimit të shtetit jolegal të Kosovës, siç u shpreh ai.
Serbia gjatë historisë ka pasur ngritje dhe rënie, fitore dhe humbje, por kjo është hera e parë, që regjimi e shpall fitore kapitullimin dhe me këtë direkt e mashtron popullin e vet, ka thënë në deklaratën me shkrim, Vojisllav Koshtunica.