Koshtunica: Dalja në zgjedhje, dalje e Kosovës nga Serbia
Beograd, 26 tetor - Njëri nga liderët opozitarë në Serbi, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se dalja në zgjedhjet e rrejshme në Kosovë do të thotë dalje e Kosovës nga Serbia.
Konsiderojmë se thirrja për të dalë në zgjedhje më 3 nëntor është antishtetërore dhe antikushtetuese, u tha mbrëmë gazetarëve zoti Koshtunica, lider i Partisë Demokratike të Serbisë, pas një tribune për zgjedhjet në Kosovë, të organizuar në qytetin Krushevc.
Ai ka theksuar se do të angazhohet me të gjitha forcat që numri i atyre që dalin në zgjedhje të jetë sa më i vogël.
Zoti Koshtuncia ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve më 3 nëntor është në frymën e kapitullimit në Bruksel më 19 prill të këtij viti.
Këtë ditë në Bruksel është nënshkruar Marrëveshja për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.