15 Janar 2025

Korrupsioni kërcënon sigurinë e Evropës

Washington, 10 korrik - Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee, tha se korrupsioni përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendeve.

“Pas zhvillimeve në Ukrainë dhe Rusi, ka ardhur koha që korrupsioni të mos shihet thjesht si kërcënim për zhvillimin ekonomik ose demokracinë. Korrupsioni jo vetëm që i kalbëzon vendet nga brenda, por ai përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe sovranitetin. Elitat e korruptuara dhe interesat oligarkike shtrihen përtej kufijve kombëtarë për të mbështetur njeri tjetrin dhe për të manipuluar me procesin vendim-marrës për sektorët strategjikë\".

Në vendet e reja demokratike në rajonin e Evropës dhe Euroazisë, shtoi më tej ai,  zyrtarë të korruptuar abuzojnë për t’u pasuruar, manipulojnë tenderat, u bëjnë favore politike miqve të tyre,  e zbatojnë dejtësinë në mënyrë selektive dhe depozitojnë para në llogari bankare sekrete jashtë vendit. Sektori energjitik, tha zyrtari amerikan, është nga më prekurit nga ndikimet gërryese të korrupsionit.

Diplomati i lartë amerikan i bëri këto komente dje, gjatë një dëshmie para komisionit të jashtëm të Senatit, që po diskutonte për sigurinë energjitike të Evropës.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)