22 Janar 2025

Korrupsioni i lartë në institucionet shtetërore të Arabisë Saudite

Riad, 28 maj - Kaosi ekonomik dhe politik i Arabisë Sauditet është bërë shkak që aparatura shtetërore e këtij vendi të bëjë keqpërdorime financiare me shuma të mëdha.

Gazeta “Ikadh” e Arabisë Saudite në lidhje me këtë ka shkruar se institucionet mbikëqyrëse speciale të luftës kundër korrupsionit financiar të Arabisë Saudite kohëve të fundit kanë zbuluar se disa institucione shtetërore të këtij vendi kanë keqpërdorur qindra miliona dollarë.

Institucionet shtetërore të Arabisë Saudite në mënyrë sipërfaqësore këto shuma të mëdha të parave i kanë përdorur për realizimin e projekteve për zhvillim dhe ngritjen e infrastrukturës në disa rajone të këtij vendi, por këto projekte ose nuk janë kryer në nivelin e duhur ose janë pushuar plotësisht.

Burime të afërta me familjen mbretërore Al Saud theksojnë se korrupsioni që mbretëron në familjen mbretërore Al Saud ashtu si lufta për pushtet dhe pasuri mes princave, është aq i thellë saqë pjesëtarët e kësaj familje do të shkatërrojnë mbretërinë e tyre para se të ndodhë ndonjë revolucion qytetar dhe ta përmbysë regjimin Al Saud.

Rezultati i hulumtimeve të Qendrës për Hulumtime Ekonomike të Riadit tregon se 68% e investitorëve sauditë ndjekin metoda të paligjshme për lehtësimin e çështjeve të punës dhe trajtimin e dosjeve administrative.

Sipas këtij hulumtimi, gjithashtu bëhet e ditur se 60% e investitorëve vendorë në Arabinë Saudite besojnë se kushtet për veprimtari dhe zhvillim ekonomik në këtë vend janë shumë të dobëta dhe kjo çështje e humbë çdo lloj mundësie për investim në Arabinë Saudite.

Përkundër të dhënave të cilat tregojnë për rritjen e investimeve në Arabinë Saudite, shumë raporte janë publikuar rreth korrupsionit që ka kapluar institucionet shtetërore të Arabisë Saudite dhe më e rëndësishme se kjo është moshetimi i këtij fenomeni nga organet përkatëse të këtij vendi.

Aktivistët sauditë thonë se aktualisht me zbulimin e asaj çfarë po ndodhë prapa perdeve dhe mureve të pallateve mbretërore të regjimit Al Saud, populli i Arabisë Saudite nuk mund ta pranojë korrupsionin financiar në të cilin janë përfshirë princat e familjes mbretërore Al Saud si dhe shpenzimet e tyre të pakufishme.

Jeta luksoze dhe shpenzimet e çmendura të princave sauditë janë shndërruar në arsyet më të rëndësishme të lëvizjeve kundërshtare të regjimit Al Saud në Arabinë Saudite.

Pikërisht këta aktivistë politikë dhe për të drejtat e njeriut gjithashtu kanë theksuar se aktualisht ajo çfarë po ndodh në familjen mbretërore Al Saud po ashpërson gjithnjë e më shumë luftën mes princave saudit për pushtet e për pasuri.

Sidoqoftë, korrupsioni administrativ dhe shtetëror janë karakteristikat më të rëndësishme të shoqërisë saudite si dhe karakteristikat më të rëndësishme dhe më të dallueshme me të cilat përshkruhen funksionarët e institucioneve të pushtetit të këtij vendi, shumica e të cilëve përbëhet nga pjesëtarë të familjes mbretërore.

 Emërimi i shumë princave sauditë në poste dhe funksione të ndryshme shtetërore në Arabinë Saudite është një prej çështjeve më të përhapura në këtë vend sepse familja mbretërore shtetin e Arabisë Saudite e konsideron pronë personale të saj dhe posedon të drejtën për çfarëdo veprimi dhe ndryshimi.

Prandaj në procesin e emërimit të funksionarëve të institucioneve shtetërore në vend që të jetë standard merita e individit, standard dhe kusht kryesor është lidhje e individëve me familjen mbretërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)