Koreja Veriore kryen testin e gjashtë bërthamor
Tokio, 3 shtator - Koreja e Veriut ka kryer testin e saj të gjashtë bërthamor, thotë ministri i jashtëm japonez.
"Qeveria konfirmon se Koreja e Veriut kreu një test bërthamor pas shqyrtimit të informacionit nga agjencia e motit dhe informacione të tjera," u tha gazetarëve Taro Kono.
Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut thotë se do të bëjë një "njoftim të rëndësishëm" së shpejti.
Sizmologët zbuluan më parë një dridhje në një zonë ku Koreja e Veriut ka kryer teste bërthamore.
Dridhja u zbulua disa orë pasi kreu i Koresë së Veriut Kim Jong-un u paraqit me atë që media shtetërore tha se ishte një lloj i ri bombash me hidrogjen.
Media shtetërore tha se pajisja mund të ngarkohej në një raketë balistike. Asnjë pretendim nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se tërmeti u zhvillua në Kilju County, ku ndodhet vendi i provës bërthamore Punggye-ri të Koresë së Veriut.