Koreja e Veriut teston raketë balistike
Tokio, 5 mars - Qeveria japoneze ka bërë të ditur se Koreja e Veriut lëshoi âânjë raketë balistike.
Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se Koreja e Veriut lëshoi raketën balistike në drejtim të Detit të Japonisë (Detit Lindor).
Siç thuhet, se raketa përshkoi një distancë prej 300 kilometrash dhe ra jashtë zonës ekonomike ekskluzive kombëtare japoneze.
Ministri i Mbrojtjes Kishi Nobuo tha se një notë diplomatike iu dorëzua administratës së Phenianit për shkak të provës raketore.
Ministri tha se prova, të cilën ai e cilësoi si “plotësisht të papranueshme”, kërcënon paqen dhe sigurinë e vendit të tij dhe komunitetit ndërkombëtar.
Kryeministri japonez Kishida Fumio udhëzoi institucionet përkatëse të kryejnë vlerësime të dëmeve të mundshme në anije dhe avionë në rajon.
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut konfirmoi se testimi i raketës u krye rreth orës 08:48 me orën lokale nga rajoni Sunan, afër Phenianit.
Vlen të përmendet se testimi u krye para zgjedhjeve presidenciale të Koresë së Jugut më 9 mars.
Testi i fundit raketor i Koresë së Veriut ishte më 27 shkurt.
Me testin e fundit, Koreja e Veriut ka kryer provën e nëntë raketore që nga fillimi i vitit 2022.