Koreja e Veriut pranon ofertën e Koresë së Jugut për bisedime

Seul, 6 janar - Media koreanojugore ka bërë të ditur se Pheniani ka pranuar ofertën e Seulit për të marrë pjesë në bisedimet e nivelit të lartë javën e ardhshme.
Takimi i përcaktuar për t'u zhvilluar të martën në fshatin Panmunjom në kufirin mes dy vendeve, do të fokusohet në mundësinë e pjesëmarrjes së sportistëve koreanoveriorë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut në shkurt.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha këtë javë se dërgimi i një delegacioni në Olimpiadën Dimërore do të ishte "një mundësi e mirë për të treguar unitetin".
Presidenti i Koresë së Jugut Soon Jae-in nga ana e tij ka thënë se e sheh Olimpiadën Dimërore si një "rast historik" për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy Koreve.
Këto marrëdhënie shfaqën shenja përparimi këtë javë, kur Koreja e Veriut rivendosi linjën e komunikimit mes dy vendeve në Panmunjom.