Koreja e Veriut lëshon tjetër raketë balistike mbi Japoninë
Tokio, 15 shtator - Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të premten në mëngjes e cila sipas njoftimeve të autoriteteve të Japonisë, pasi fluturoi mbi ishullin Hokkaido ra në ujërat e Paqësorit.
Sipas televizionit publik japonez, raketa balistike u lëshua në orën 06:57 minuta të mëngjesit dhe ra në det në orën 07:16 minuta në hapësirën detare të Paqësorit 2000 kilometra larg nga Hokkaido.
Nëpërmjet "sistemit mbarëkombëtar japonez të paralajmërimit të menjëhershëm" qeveria lëshoi një alarm për 12 qarqe të Japonisë Verilindore.
Sekretari i përgjithshëm i kabinetit qeveritar, Yoshihide Suga e dënoi dhe protestoi ndaj Koresë së Veriut për lëshimin e raketës.