10 Janar 2025

Koreja e Veriut lëshon raketë balistike në ujërat japoneze

Tokio, 3 gusht - Një raketë e cila fluturoi për rreth 100 km ka rënë në ujërat japoneze. Raketa balistike është lëshuar nga Koreja e Veriut. Sipas autoriteteve japoneze dhe atyre koreanojugore, të cilët konfirmuan lajmin, bënë të ditur se raketa u lëshua nga brigjet lindore të Koresë së Veriut.

Pavarësisht se vendit të izoluar komunist i është ndaluar nga OKB-ja që të zhvillojë teknologji bërthamore dhe balistike raketash, kjo nuk ka ndaluar aspak.

BBC shkruan se këto episode përbëjnë gjithnjë shkak për rritjen e tensionit në rajon. Koreja e Veriut javë më parë u zotua për një përgjigje fizike ndaj sistemit mbrojtës raketor të SHBA-ve në Korenë e Jugut dhe testimi i raketave balistike është pjesë e këtij kërcënimi.

Komanda strategjike amerikane është shprehur se, “Koreja e Veriut lëshoi dy raketa, por njëra shpërtheu që në nisje dhe vetëm e dyta ra në det”. Ndërsa sipas Koresë së Jugut, testimi i vazhdueshëm i raketave balistike tregon ambiciet e veriut për të sulmuar vendet fqinje. Më i ashpër reagimi japonez, për vetë faktin se raketa ra në ujërat e vendit të samurajve.

Kryeministri Shinzo Abe tha se Koreja e Veriut përbën një kërcënim të madh për sigurinë japoneze dhe lëshimi i raketës është një akt dhune i pafalshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)