Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike
Phenian, 29 maj - Koreja e Veriut lëshoi mëngjesin e së hënës një raketë balistike, njoftuan mediat e Koresë së Jugut.
Raketa u lëshua në drejtimin të lindjes rreth orës 5:39 të mëngjesit nga një bazë pranë qytetit të Wonsan në provincën e Gangwon, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke iu referuar Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Mendohet se raketa e lëshuar është e llojit Scud, që mund të fluturojë për rreth 450 km.
Prova raketore e nxiti qeverinë e Koresë së Jugut të thërriste një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. (