Koreja e Veriut lëshon një raketë 'të dyshimtë'

Seul, 7 maj - Koreja e Jugut dhe Japonia njoftuan se Koreja e Veriut lëshoi âânjë raketë “të dyshimtë” në drejtim të Detit të Japonisë.
Në një deklaratë të bërë nga zyrtarët e Koresë së Jugut, nuk është specifikuar se sa larg është lëshuar raketa në brigjet lindore të Koresë së Veriut dhe për çfarë lloj rakete bëhet fjalë.
Ministria e Mbrojtjes e Japonisë gjithashtu deklaroi se raketa e lëshuar mund të jetë balistike.
Me testin e fundit, Koreja e Veriut kreu testin e 15-të që nga fillimi i vitit 2022.