23 Dhjetor 2024

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

Phenian, 25 mars - Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në Detin e Japonisë, kanë thënë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë Veriore të testojë raketa balistike.

Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar lëshimin e raketave. Japonia tha se asnjë copëz e raketave nuk kishte rënë brenda ujërave të saj territoriale.

"Kjo kërcënon paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”, tha kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga.

Komanda e Paqësorit e SHBA-së, e cila mbikëqyr forcat ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit, tha të enjten se kjo tregon "kërcënimin që programi i armëve të paligjshme të Koresë së Veriut paraqet për fqinjët e saj dhe bashkësinë ndërkombëtare".

Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit ende nuk i kanë komentuar veprimet e fundit të Koresë Veriore.

Edhe gjatë fundjavës Koreja e Veriut lëshoi raketa me rreze të shkurtër, por presidenti amerikan, Joe Biden dhe zyrtarët në Uashington thanë se ishin akoma të hapur për dialog me Penjanin.

Penjani ka thënë se nuk do të angazhohet në dialog derisa Uashingtoni të heqë ato që thotë se janë politika armiqësore, duke përfshirë stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut.

Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump kishte filluar negociatat që kishin për qëlllim dhënien fund të programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut.

Por, ato nuk prodhuan ndonjë rezultat. Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesat e Koresë së Veriut për lehtësim të sanksioneve në këmbim të një dorëzimi të pjesshëm të programit të tyre bërthamor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)