23 Dhjetor 2024

Korea e Veriut sulmon Korenë e Jugut

Seul, 24 nëntor - Ushtria koreanoveriore ka qëlluar papritur një ishull koreanojugor. Gjatë sulmit u plagosën dy ushtarë nga jugu dhe u plagosën disa të tjerë. Bashkësia ndërkombëtare reagoi me shqetësim.

Ishin më shumë se 200 granata, me të cilat Koreja e Veriut qëlloi pa paralajmërim Korenë e Jugut dhe kjo ishte hera e parë që prej përfundimit të luftës së Koresë, që raketat bien në territor të banuar.

Sot në ishullin e vogël, por me popullsi të dendur Yeonpyeon në perëndim të gadishullit korean u dëgjuan të shtëna. Së paku dy ushtarë u plagosën dhe dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe civilë u plagosën.

Ushtria e Koresë së Jugut iu përgjigj zjarrit dhe kërkoi nga Veriu përmes një telefonate urgjente, që të ndërpriste menjëherë zjarrin.

Avionë koreanojugorë u ngritën në ajër dhe e gjithë ushtria në Korenë e Jugut është vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë në kohë paqeje.

1000 banorët e ishullit janë evakuar ndërkohë, por zjarret nuk janë vënë ende nën kontroll. Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, kërkoi pas një takimi krize me këshillin e sigurisë në një bunker në Seul përgjigje të qarta dhe të ashpra.

Goditja është një provokim ushtarak, i cili nuk mund të pranohet. Ai theksoi në të njëjtën kohë, se situata nuk duhet të eskalojë më.

Në televizionin korean u transmetuan emisione speciale dhe disa nga qytetarët shprehën frikën nga një luftë e mundshme.

Koreanojugorët kanë një bazë ushtarake në ishullin Yeonpyeong, i cili ndodhet në afërsi të vijës së diskutueshme kufitare mes dy shteteve në Detin e Verdhë.

Banorët njoftuan se janë hedhur granata nga të cilat janë djegur rreth 60 shtëpi. Forcat e armatosura koreanojugore janë në shkallë të lartë të alarmit. Ato i janë kundërpërgjigjur zjarrit.

Sipas të dhënave nga Seuli Korea e Veriut po vazhdon zjarrin e saj artilierik. Qeveria në Seul ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme.

Tensionet në mes të dy vendeve janë ngritur gjatë muajve të kaluar. Korea e Jugut bën përgjegjëse veriun komunist për fundosjen e një anije të saj ushtarake në Detin e Verdhë.

Si pasojë jetën patën humbur në mars 46 marinarë koreanojugorë.   

Ndersa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar ashpër sulmin e Koresë së Veriut.

"Udhëheqja në Phenian duhet të ndalojë menjëherë veprimet e saj agresive", tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Ai theksoi se deri tani në këto ngjarje nuk është përfshirë asnjë ushtar amerikan.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ashtu si dhe homologu i tij gjerman Gudio Westerwelle iu bën thirrje palëve që të jenë të përmbajtura.

Lavrovi theksoi se ngritja e tensioneve në siujdhesën koreane është e rrezikshme për stabilitetin ndërkombëtar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)