Korea e Veriut paralajmëron luftë botërore
Avionët e fuqishëm morën pjesë në stërvitjet e përbashkëta të forcave jug-koreane dhe atyre amerikane, menjëherë pas testit raketor balistik të Koresë së Veriut të martën.
\"Një vlerësim i gabueshëm ose gabim, mund të shkaktoj shpërthimin të një lufte bërthamore që me automatizëm mund të çoj në një luftë të re botërore, ishte alarmi i transmetuar i Phenianit përmes gazetës ditore \"Rodong Sinmun\".
\"Pohimet e SHBA-ve se rregullisht do të dërgojnë bombardues në Gadishullin Korean, janë njëjtë sikur të luani me zjarr mbi një kasafortë me municion, shkruan më tej gazeta.
Koreja e Veriut ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërheqin praninë ushtarake në Korenë e Jugut, ndërkohë që provokimet e veta bërthamore i quan si një strategji mbrojtëse.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka shqiptuar Phenianit një ndalesë për të testuar raketat e veta balistike, duke bërë thirrje për masa më të rrepta ndëshkuese për shtetin problematik.
Megjithatë, udhëheqësi parlamentar i Seulit, këmbënguli të dielën për një forum në kryeqytetin e Koresë së Jugut, duke shtuar se \"ka aq shumë nevojë për dialog sa ka për sanksione dhe presion\".