13 Janar 2025

Kongresmenët amerikan kërkojnë anëtarsimin e Kosovës në NATO

Washington, 11 shkurt - 40 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Presidentit Barack Obama, nëpërmjet sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry-t, në të cilën kërkohet që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

Letra është e nënshkruar nga 40 kongresmenë dhe nis me sqarimet e kongresmenit Eliot Engel. Në të shkruhet: “Teksa i afrohemi Samitit të NATO-s për vitin 2014, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështesin aspiratat e shteteve që duan integrim në aleancë.

Ju rekomandojmë të punoni me aleatët tanë të NATO-s në Kosovë. Kjo e fundit në shkurt feston gjashtëvjetorin e pavarësisë dhe është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara. Ne kërkojm t’i bashkëngjitet fqinjëve të saj si anëtare në Partneritetin për Paqe, e në këtë mënyrë t’i hapet edhe rruga për anëtarësim në NATO”, shkruan letra. 

Letra është nënshkruar nga kongresmenët:

Eliot L.Engel; Michael R. Turner; Bill Keating; Doug Lamborn; Mike Michaud; John Shimkus; Tom Cotton; Gary Peters; Mo Brooks; Paul Cook; Robert B. Aderholt; Alcee L. Hastings; Adam Kinzinger; Bill Shuster; Madeleine Z. Bordallo; Jim Bridenstine; William Enyart; Trent Franks; Tom Marino; Eddie Bernice Johnson; Albio Sires; William Lacy Clay; Mark Meadows; Brett Guthrie; Candice S. Miller; Bill Pascrell; Tom Latham; Jeff Miller; John Larson; Steve Stivers; Alan Lowenthal; Billy Long; Ami Bera; Gregory W. Meeks; Brian Higgins; Grace Meng; Bennie G. Thompson; Kerry Bentivolio; Gerry Connolly; Frank Wolf

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)