Kongresisti Eliot Engel ndikoi në lirimin e pilotit Berisha
Prishtinë, 19 janar - Eliot Engel, kongresisti demokrat amerikan ka uruar përmes një deklarata lirimin e pilotit shqiptaro-amerikan, James Berisha nga burgjet e Eritreas.
Engel pohon se ai ka qenë duke punuar pas kuintave për lirimin James Berishës, për disa muaj dhe kërkon të falenderojë me këtë rast autoritetet Eritresë për plotësimin e kërkesës së tij humanitare, që James Berisha mbas 6 muajsh të jetë i lirë.
\"Shumë të tjerë, kanë ndihmuan për të bindur të Kuqtë, që të len Jamesin të lirë dhe të shkoj në shtëpi\", thekson ligjvënësi demokrat nga New Yorku Eliot Engel, bashkekryetar i Grupit per Çeshtjet Shqiptare në Kongresin Amerikan, duke shtuar, se të gjithë ata që kanë punuar për të fituar lirinë e tij, unë ju them \"Ju falemnderit!\".
Berisha u arrestua pas mbërritjes në Eritrea me një avion komercial dhe menjëherë është arrestuar.
Ai u mbajt kryesisht në një burg incommunicado(të fshehtë), dhe stafi Konsullor i ambasadës së SHBA në Eritrea, kanë qasje të kufizuar në të.
Bashkangjitur, me deklaratën e Engel është edhe një letër që kongresisti demokrat i Neë Yorkut, Eliot Engel me kongresitin republikan të Ohaio Jean Schmidt i kanë shkruar Qeverisë së Eritresë më 22 nëntor 2011, duke bërë thirrje për lirimin e James Berishës.
Botuesi i gazetës Illyria Vehbi Bajrami ishte i pari që ndërhyri pranë kongresistit Eliot Engel që të ndihmonte në shpëtimin e pilotit. Me të dhënat e marra nga Vehbi Bajrami, kongresisti Engel i bëri një kërkesë zyrtare Eritreas për lirimin e pilotit nga Kosova.
Me rastin e lirimit të tij, kongresisti Engel falenderoi të gjithë ata që gjithashtu u përpoqën paralelisht për të bindur autoritetet e Eritreas që të linin të lirë pilotin.
Botuesi i gazetës Illyria kujtoi takimin me pilotin Berisha përpara nisjes së tij për në kontinentin afrikan.
Ai ishte i shqetësuar për gjendjen e avionit që kishte nevojë për riparim. U angazhova personalisht dhe me ndihmën e një grupi miqsh këtu në komunitet mblodhëm 7 mijë dollarë që do të shërbenin për riparimin e avionit që kishte mbetur në Sudan, thotë Vehbi Bajrami.