13 Janar 2025

Kongresi i SHBA-së kërcënon me sanksione Ukrainën

Uashington, 19 dhjetor - Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të SHBA-së mund të miratojë sanksione ndaj atyre përfaqësuesve të autoriteteve ukrainase, të cilët kanë autorizuar përdorimin e forcës kundër demonstruesve, thuhet në projekt-rezolutën e prezantuar nga kongresisti demokrat Eliot Engel.



Rezoluta i bën thirrje autoriteteve dhe opozitës të Ukrainës të tregohen më të përmbajtura dhe të angazhohen në dialog me synimin për një zgjidhje paqësore të krizës.

 

\"Në rast vazhdimi të përdorimit të forcës nga ana e autoriteteve kundër demonstruesve paqësorë, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan mund të marrë në shqyrtim mundësinë e aplikimit të sanksioneve kundër atyre që urdhëruan përdorimin e forcës ose që kanë qenë të përfshirë në zbatimin e saj\", - thuhet në rezolutë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)