12 Janar 2025

Kongresi i SHBA mban dëgjim "Kosova dhe Serbia - rruga kah paqja"

New York, 24 prill - Në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot mbahet një dëgjim në temën: Kosova dhe Serbia - rruga kah paqja.

Kryesuesi i Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe kërcënimet që mund të paraqiten, Dana Rohrabacher, ka theksuar se “mospajtimi ndërmjet Kosovës e Serbisë po i pengon të dy vendet”.

Sipas tij, “Serbia nuk po mund i fillon bisedimet për pranim me Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova është e bllokuar nga ushtrimi i sovranitetit të saj të plotë” dhe shtoi se “është në interesin e të dy palëve për ta gjetur zgjidhjen”.

Mëtutje, siç thuhet në faqen në Internet të Dhomës Përfaqësuese, kongresisti republikan nga Kalifornia, konsideron se “derisa BE-ja i lehtëson negociatat, Kongresi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i sigurt se Departamenti i shtetit po luan rol konstruktiv në mbështetjen e politikave, që i zgjidhë çështjet, e jo që vetëm i mbulon”.

Kongresistei Rohrabacher konsideron se “të drejtat e minoriteteve në të dy vendet duhet të mbrohen”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)