22 Dhjetor 2024

Konferenca në Slloveni në pikëpyetje, BE përgatitet për takimin në Sarajevë

Bruksel, 15 mars - Bashkimi Evropian ende nuk është i sigurt nëse do të mbahet konferenca e paralajmëruar për Ballkanin Perëndimor, më 20 mars në Slloveni, ndërkaq Presidenca spanjolle e BE-së është duke u përgatitur për takimin edhe më të rëndësishëm, që pritet të mbahet në muajin qershor në Sarajevë, ku është paralajmëruar takimi i zyrtarëve të lartë të Unionit me ata të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë presidenti serb Boris Tadiç, të dielën, ka përsëritur qëndrimin e tij se në konferencën e Sllovenisë ai do të marrë pjesë vetëm nëse Kosova përfaqësohet si UNMIK, respektivisht nëse i respekton parimet e Rezolutës 1244 të OKB-së, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar sërish se Kosova do të shkojë në këtë konferencë vetëm si shtet.

Nga ana tjetër, burimet nga Brukseli kanë deklaruar për agjencinë Beta, se konferenca e paralajmëruar për 20 mars në Slloveni është në pikëpyetje, por po ashtu bëhet e ditur se Presidenca spanjolle e BE-së pret që takimi në Sarajevë të rikonfirmojë fuqishëm perspektiven e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)