11 Janar 2025

Kompanitë e sigurimit paralajmërojnë për shtimin e katastrofave natyrore

Munich, 8 janar - Kompanitë e sigurimit vërejnë shtim të katastrofave natyrore vitet e fundit. Ata po marrin masa për kohë të vështira dhe i këshillojnë qeveritë të bëjnë të njëjtën gjë.

Munich Re, kompania më e madhe e risigurimit në botë, kishte shumë pak lajme të mira në raportin e saj për katastrofat natyrore gjatë vitit 2012.

Uragani Sandy, thatësirat dhe një numër tornadosh në perëndim të SHBA-së, një tërmet në Itali dhe tajfuni \"Bopha\" në Filipine, ishin vetëm pesë nga më shumë se 900 katastrofat natyrore në të gjithë botën, të cilat kanë shkaktuar dëme me një vlerë rreth 160 miliardë dollarë amerikanë.

Që prej vitit 2006 nuk ka pasur thuajse asnjë vit me më pak se 900 katastrofa natyrore. Në vitet 1980, një vit me 500 katastrofa konsiderohej ende si vit i jashtëzakonshëm.

Tërmeti Tohoku në lindje të Japonisë, i cili shkaktoi shpërthime dhe më pas dalje radioaktiviteti në centralin bërthamor Fukushima, ishte katastrofa më e shtrenjtë natyrore.

Deri tani kostot e saj kapin vlerën 235 miliardë dollarë amerikanë. Uragani Katrina, i cili në vitin 2005 përmbyti pjesë të mëdha të New Orleans, pason në vend të dytë me 81 miliardë dollarë amerikanë.

Koncernet e sigurimit mbajnë një pjesë të madhe të këtyre kostove. Por jo të gjitha pasojat e katastrofave mund të sigurohen. Uragani Sandy për shembull shkaktoi dëme me një vlerë prej rreth 60 miliardë dollarë amerikanë, nga të cilat vetëm 25 miliardë ishin të siguruara.

Në të gjithë botën, më shumë njerëz se kurrë më parë kanë nevojë për ndihmë financiare, për të rindërtuar jetën pas një katastrofe natyrore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)