21 Dhjetor 2024

Komiteti i Ministrave voton pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Strasburg, 24 prill - Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, sot, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Sipas saj, Komiteti Ministror, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare të KE-së, mori këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave.

“Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë."

"Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë. Mbetet edhe shumë punë për të bërë”, ka shkruar ndër të tjera ministrja Gërvalla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)