15 Janar 2025

Komisionit për Punë të Jashtme takon deputetë të Parlamentit Evropian

Bruksel, 10 prill - Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Albin Kurti, kryetar i Komisionit, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka zhvilluar takime te ndara me disa deputetë të Parlamentit Evropian.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme u takuan me z. Elmar Brok, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, z. Hannes Swoboda,  anëtar i Konferencës së Kryetarëve të Parlamentit Evropian, dhe me znj. Ulrike Lunacek, anëtare e Komisionit për Pune të Jashtme e PE-së.

Në këto takime u diskutuan çështje të rëndësishme siç  janë zgjedhjet, kërkesa për monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, diplomacia parlamentare, mungesa e transparencës lidhur me Tribunalin/Gjykatën për krimet e luftës, situata e sigurisë në Mitrovicë, mandati i ri i EULEX-it, si dhe gjendja e minoriteteve në Kosovë.

Kryetari i Komisionit, z. Kurti, ua dorëzoi  deputetëve të Parlamentit Evropian, një raport me vërejtjet e Komisionit për Punë te Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosoves, lidhur me rezolutën e Parlamentit Evropian për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)