Komisioni Evropian vendos sot për liberalizimin e vizave për Kosovën
Vendimi do të behët i ditur rreth mesditës, dhe do të ndodhë pas një diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhur me atë se a janë plotësuar standardet për liberalizimin e vizave.
Mund të konfirmojë se Kolegjiumi i Komisionerëve do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë , zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn është shprehur i bindur se Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia do të marrin rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.
Kur janë në pyetje Ukraina, Gjeorgjia dhe Kosova, ai ka thënë se shpreson që në vitin 2016 do të lëvizin pa viza, pasi që e kanë kryer pjesën e vet të punës.