Komisioni Evropian nuk ia kushtëzon Serbisë njohjen e Kosovës
Bruksel, 20 dhjetor - Komisioneri Evropian për zgjerim, Stefan Fuele k deklaruar se Serbia është në rrugë të mirë që në mars të marrë statusin e kandidatit për po qe se shënon përparim të mëtejmë në dialogun me Kosovën për çështje praktike.
\"Të jetë e qartë, Komisioni Evropian nuk është në pozitë dhe as që ka ndër mend t`ia imponojë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës\", ka thënë Fuele.
Ai ka theksuar se është i inkurajuar me faktin se të dy palët kanë bërë hapa në drejtim të zgjidhjes së kompromisit që do të jetë praktike dhe e balancuar.