22 Dhjetor 2024

Komisioni Evropian miratoi heqjen e vizave për Shqipërinë

Bruksel, 27 maj - Pas përfundimit të sukesshëm të procesit të liberalizimit të vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, sot Komisioni Evropian shpalli propozimin për udhëtim pa vizë për Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Komisioni Evropian ka miratuar heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercogovinën. Lajmi i mirë për të gjithë shtetasit shqiptarë është dhënë sot në mesditë nga Komisionerja për Çështjet e Drejtësisë në KE, Sesilia Malmstrom.

"Jam shumë e lumtur që KE-ja miratoi rekomandimin për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Europës të marrin vendimin final", tha Malstrom në konferencën e posaçme për shtyp.

Ajo tha se Shqipëria duhet të bëjë një fushatë informuese për atë që ofron liberalizimin e vizave.

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti vendimin për heqjen e vizave dhe garanton se tre cështjet e lëna në ngarkim të autoriteteve shqiptare po trajtohen me seriozitet nga qeveria.

Berisha theksoi se ky vendim përbën arritjen më të madhe historike dhe shënon një premtim të mbajtur nga qeveria shqiptare.

Gjate fjalës së tij kryeministri u shpreh i bindur në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa theksoi se do të ketë shkatërrim ekonomik për mafian.

Ndërkaq, pas këtij vendimi, ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Lohan, përshëndeti këtë vendim dhe shtoi se liberalizimi i vizave tashmë është në duart e Shqipërisë, e cila duhet të impenjohet për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u përmbushur.

“KE sot ka lëshuar propozimin e vet për udhëtimin pa viza dhe këtë e ka bërë në bazë të standardeve të qarta. I është mbajtur fjalëve të veta dhe e ka bërë brenda kohës së thënë. Tashmë çdo gjë është në dorën e Shqipërisë për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u plotesuar” u shpreh ambasadori Lohan gjatë një konference për shtyp në Tiranë.

I pyetur disa herë në lidhje situatën politike në vend dhe negociatat e delegacionit të BE të mbërritur ditën e djeshme në Tiranë, Lohan nuk pranoi të jepte asnjë koment.

“Nuk kam kurrfarë komenti për të bërë për krizën. Liberalizimi i vizave është një moment tepër i rëndësishëm për shtetin shqiptar dhe nuk kam asnjë koment tejetër për të bërë”, u shpreh Lohan.

Me këtë rast edhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Renzo Daviddi tha: “Kjo shpallje është shenjë e qartë se i tërë rajoni po ecën drejt Evropës. Po ashtu është një shenjë pozitive për Kosovën, duke treguar se shpërblimet jipen në bazë të përpjekjeve të vërteta. Liberalizimi i vizave është një proces i cili merr kohë, por rasti i Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës tregojnë se edhe Kosova mund të bëjë progres sapo t’i plotësoj kushtet e nevojshme.”

Komisionerët Fuele dhe Malmstrom kanë rikonfirmuar kohëve të fundit se Komisioni Evropian është i përkushtuar të fillojë dialogun për viza me Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur me kusht që të zbatohen reformat relevante.

Para se të mund të fillojë dialogu për vizat dhe të mund të hartohet një strategji për viza, Kosova duhet ta miratojë legjislacionin e saj për ripranim të shtetasve, ta konsolidojë kapacitetin e saj administrativ për të shqyrtuar kërkesa për ripranim dhe të zbatojë një strategji efikase të reintegrimit.

 Komisioni tashmë ka dërguar dy misione ekspertësh për ta vlerësuar situatën; një mision i tretë do të nisë punën së shpejti. Rezultatet e këtyre misioneve do të përcaktojë nisjen e dialogut për vizat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)