25 Dhjetor 2024

Komisioni Evropian: Hyrja e Serbisë në BE kalon nëpër Kosovë

Prishtinë, 17 maj - Institucioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian ka thënë sot se anëtarësimi i Serbisë në bllokun evropian nuk mund të bëhet pa patur një përmirësim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Zyrtarët evropian, kanë përkujtuar se fqinjësia e mirë është një ndër kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian, transmeton “Dtt-net.com”.

“Serbia duhet që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të mundur anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kjo është ndër kriteret e fqinjësisë së mirë në rregullt e Kopenhagës (për anëtarësim)”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Butler.

Mirëpo, tash për tash mbetet e paqartë se çka do të thotë në mënyrë specifike fjala “normalizim”.

Disa zyrtarë të BE-së të cilët deshën të mbesin anonim, thonë se fjala “normalizim” nuk ka aspak kuptim të qartë dhe se ajo nënkuptohet varësisht se si duan njerëzit.

Sipas disave do të duhej që Serbia dhe Kosova të njihnin njëra tjetrën si mënyrën më të mirë për të debllokuar hyrjen e të dy vendeve në BE, sepse Serbia e cila ka gjasa të hyj e para, ajo do të përdorte të drejtën e vetos brenda BE-së kundër Kosovës.

Trakti i Lisbonës thotë se zgjerimi i BE-së përkatësisht pranimi i anëtarëve të rinj bëhet vetëm me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.

Mirëpo sipas të tjerëve, “normalizim” do të thotë edhe çdo pajtim tjetër për çështje të tjera midis Serbisë dhe Kosovës që nuk do të kishte të bënte me statusin, pavarësinë e Kosovës.

Vendet e BE-së aktualisht janë të ndara në dy blloqe dhe se ato ende nuk kanë qëndrim të qartë dhe unik se çfarë do të duhej të ndodhte midis Serbisë dhe Kosovës, rreth statusit- pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që këto dy vende të hyjnë në BE.

Fakti se pesë shtete (Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e bënë edhe më të ndërlikuar gjetjen e formulës magjike për të zbërthyer fjalën “normalizim” për të cilën flet Komisioni Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)