23 Dhjetor 2024

Komisionari për Tregti i BE-së jep dorëheqje pasi shkeli rregullat për koronavirusin

Bruksel, 27 gusht - Komisioneri i tregtisë në Bashkimin Evropian, Phil Hogan ka dhënë dorëheqjen pasi qeveria irlandeze e akuzoi atë për shkelje të udhëzimeve për Covid-19.

Hogan mori pjesë në një darkë me më shumë se 80 njerëz në County Galway më 19 gusht.

Ai u kritikua gjithashtu për mosrespektimin e rregullave të karantinës kur arriti në Irlandë nga Brukseli.

Hogan tha që ai nuk thyeu asnjë ligj por ai “duhet të ishte më rigoroz” në zbatimin e udhëzimeve të Covid, shkruan BBC.

Në deklaratën e dorëheqjes, komisioneri tha se pendohej që udhëtimi i tij në Irlandë “kishte shkaktuar shqetësim”.

“Unë përsëris ndjesen time të përzemërt për popullin irlandez për gabimet që bëra gjatë vizitës”, shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)