12 Janar 2025

Komersant: Serbia ka bërë një hap real drejt pavarësisë së Kosovës

Moskë, 22 prill - Serbia ka bërë një hap real drejt pavarësisë së Kosovës, si kompensim për autonominë reale për serbët e Kosovës, gjë që Beogradit i hap rrugën drejt integrimit në BE, shkruan gazeta ruse “Komersant”.

Gazeta shkruan se këtë “vendim të dhimbshëm” Beogradi e ka marrë pas vizitës së paradokohshme të kryeministrit të Serisë Ivica Daçiq në Moskë.

“Tani këtë vendim shumë serbë do ta kuptojnë si harmonizim me Rusinë, që indirekt do ta ndajë përgjegjësinë me Beogradin”, vlerëson “Komersant”.

Gazeta shkruan se Moska gjatë vizitës së Daçiqit ka marrë “një pozicion shumë të rezervuar ndaj Kosovës”. Rusia ka bërë me dije se do të mbështesë cilindo vendim që Serbia do ta marrë, por vetë nuk do ta shtyjë, thekson gazeta.

“Pozicioni i Rusisë mbi Kosovën është mjaft pragmatik, aq më parë që gjatë tërë vitit të kaluar Beogradi zhvilloi vetë negociata me BE-në”, thekson “Komersant”.

Po ashtu gazeta kujton se edhe Beogradi edhe Prishtina e kanë vlerësuar marrëveshjen si fitore të tyre, dhe se të dyja palët kanë të drejtë për këto pretendime, pohon gazeta ruse.

“Beogradi mori koncesionin e Prishtinës për shumë çështje, gjë që autonomia e serbëve në Kosovë është bërë më reale, ndërsa Prishtina mori pajtimin e Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që është një hap i madh drejt rrugës së njohjes së Kosovës”, thekson “Komersant”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)