Komersant: Bisedimet hap i parë për njohjen e pavarësisë
Bruksel, 10 mars - Bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel paraqesin hapin e parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, shkruan sot gazeta ruse Komersant.
Bisedimet midis përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel paraqesin hapin e parë të Serbisë në rrugën e saj drejt njohjes së republikës së vetëshpallur të Kosovës, shkruan gazeta Komersant, e cila nënvizon se Bashkimi Evropian po kontribuon në afrimin e këtyre dy vendeve, duke bërë të qartë se pa aktivizimin e dialogut dyja palët nuk mund të ecin në planin e evrointegrimeve, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Gazeta ruse shkruan se të dyja palët në krye të delegacioneve kanë caktuar negociator me përvojë. Edita Tahiri edhe më parë ka qenë pjesëmarrëse në negociata, duke mbrojtur sipas rregullave pozicionin paqësor të Kosovës, ndërsa Borko Stefanoviç gjithashtu ka përvojë serioze diplomatike.
Me të drejtë këto njerëz pritet që të tregojnë aftësitë e tyre para BE-së që pa emocione politike të konsiderojnë problemet e grumbulluara. Edhe Serbia por edhe Kosova janë në listën për kandidat potencial për në BE, por problemet e pazgjidhura midis tyre e rëndojnë rrugën drejt BE-së, shkruan gazeta ruse Komersant.