06 Janar 2025

Kohl vlerëson përpjekjet e popullit të Kosovës

Berlin, 12 dhjetor - Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl ka vlerësuar përpjekjet e popullit të Kosovës për shtetin e tyre të ri.

Ai këtë vlerësim e ka bërë gjatë një takimi pritës me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita. Ky i fundit zhvilloi një vizitë private në shtëpinë e ish-kancelarit të mirënjohur gjerman në qytetin e Ludvigshafen.  

Ambasadori Mirdita ka theksuar se ka arritur që të dëgjojë nga Kohl analizën mbi gjurmët e lëna në historinë moderne të kombit gjerman, bashkimin e dy Gjermanive por edhe për politikat aktuale që po udhëheq BE.

Kohl ka trajtuar edhe çështjen e Kosovës duke dhënë vlerësimet dhe sugjerimet e tij mbi rrugën që duhet ecur vendi.

Siç bëhet e ditur, Kohl ka vlerësuar lartë përpjekjet e popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe për të ndërtuar shtetin demokratik. Ish-kancelari gjerman ka përshëndetur politikat që po zhvillon vendi në përmbushjen e detyrimeve për të qenë pjesë e familjes evropiane, por nga ana tjetër ka drejtuar kritika mbi politikat e zgjerimit të Evropës së bashkuar, duke shtuar se vendet e Ballkanit perëndimor që moti duhej të ishin pjesë e familjes evropiane.

Kohl ka paralajmëruar se së shpejti me gjithë dëshirë do të kishte dashur të vizitonte Kosovën. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe deputeti i CDU-së në Bundestag, Philip Missfelder.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)