Kocijançiq: Dialogu mund të vazhdojë brenda këtij viti
Bruksel, 2 tetor - Dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit mund të vazhdojë para përfundimit të vitit. Kështu është shprehur zëdhënësja e përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Maja Kocijançiq por nuk ka dhënë detaje mbi kohën se kua ajo dë të ndodhë.
\"Punojmë që dialogu i Prishtinës dhe i Beogradit të vazhdojë sa më shpejt. Jemi në kontakt me të dy palët në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më shpejt.\"
Deri në fund të vitit kanë mbetur edhe tre muaj dhe ka kohë të mjaftueshme që këtë ta bëjmë deri në fund të vitit 2012\" , ka thënë Kocijançiq.