10 Janar 2025

Kocijançiq: Dialogu duhet të vazhdojë patjetër

Bruksel, 25 qershor - Bashkimi Evropian (BE) ende nuk e di se në ç''drejtim do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për vazhdimin e dialogut BE-ja po pret formimi i qevesisë së re në Serbi. 
 
“Ajo ende nuk është formuar. Kur Serbia të ketë një qeveri, atëherë do të konsultohemi me Beogradin dhe Prishtinën për mënyrën dhe kur dialogu do të vazhdojë”, ka theksuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, raportojnë mediat serbe.

Sipas saj, është e qartë se dialogu patjetër duhet të vazhdojë dhe që marrëveshjet e arritura patjetër të zbatohen sa më parë që është e mundur.

Mediat serbe raportojnë se në selinë e BE-së nuk kanë në plan që me vetiniciativë të ndryshojnë në formatin e tanishëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ngritja e dialogut në nivel politik para së gjithash varet nga përgjigjja e të dyja palëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)