12 Janar 2025

Kocijançiq: Bisedimet kanë vazhduar pothuaj pa ndërprerë

Bruksel, 23 shtator - Bisedimet për implementimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar pothuaj pa ndërprerë, ndonëse ato nuk kanë qenë në fokus të mediave, ka deklaruar zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiq.

“Nuk ka ndërprerje të dialogut dhe ai po vazhdon në plotni. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, veçse nuk mund të them saktësisht se kur do të realizohet takimi i ardhshëm direkt i kryeministrave dhe përfaqësueses së lartë”, ka thënë ajo për gazetën serbe “Novosti”.

Sipas saj, Beogradi dhe Prishtina praktikisht mbajnë takime të përditshme, në të gjitha nivelet.

“Tani duhet të kryhen shumë punë në nivel të grupeve punuese për përgatitjen e zgjedhjeve lokale”, ka thënë Kocijançiq duke folur për çështjet me prioritet.

Sipas zëdhënëses së baroneshës Ketrin Ashton, tani që vazhdojnë përgatitjet për zgjedhje, grupe punuese po merren me harmonizimin e detajeve edhe për çështje të tjera, kështu që ekziston mundësia që Ivica Daçiqi dhe Hashim ThaçI të takohen edhe para zgjedhjeve, në qoftë se konsiderohet e nevojshme.

Kocijançiq është shprehur kështu pas vërejtjeve të deputetit të Bundestagut dhe funksionarit të lartë të partisë gjermane në pushtet CDU, Andreas Shokenhof.

Shokenhof ka thënë se implementimi i marrëveshjes po vonohet dhe se nuk e kupton përse tani, kur ka mbetur aq pak kohë deri në miratimin e kornizës së negociatave midis BE-së dh Serbisë, nuk vazhdojnë bisedimet, ndonëse ka aq shumë çështje të hapura të cilat duhet të zgjidhen sa më parë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)