Kocijancic: Për BE-në nuk ka ndarje
Bruksel, 6 shkurt - Deklarata e ish-koordinatorit të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, që Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarje, ka zgjuar reagime edhe në BE.
E pyetur nga Radio Dukagjini nëse BE-ja e sheh ndarjen e Kosovës si zgjidhje, Maja Kocijancic - zëdhënëse e përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton - ka thënë se BE-ja i referohet Kosovës në kufijtë aktual.
Kosova duhet të shënoj progres në reforma. Duhet të shohim se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit po vazhdon dhe se do të ketë rezultate të mëtutjeshme."
"Ashtu siç e ka bërë të qartë edhe Komisioni Evropian në raportin e progresit, ne duhet që sa më shpejt ta shohim planin gjithëpërfshirës për veriun. Të gjitha këto kërkesa janë shumë të qarta. Sa herë i referohemi Kosovës, i referohemi gjithë territorit dhe integritetit territorial, ka thënë Kocijancic.