Kocijançiç: Kosova dhe Serbia afër disa marrëveshjeve
Bruksel, 20 qershor - Kosova dhe Serbia janë afër zgjidhjes së disa çështjeve në negociatat, që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë thënë sot zyrtarë të Bashkimit Europian.
Bashkimi Evropian pret që raundi i ardhshëm i dialogut të mbahet në fund të qershorit, por data ende nuk është përcaktuar, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së në Bruksel.
Ne jemi afër marrëveshjes në disa çështje dhe ne dëshirojmë të shohim marrëveshjet e para konkrete në raundin e ardhshëm, i tha Kocijançiç, agjencisë DPA.