Kocijancic: Ashton po mendon për raund të ri dialogu
Bruksel, 3 prill - Zëdhënësja e Catherine Ashtonit, Maja Kocijancic ka deklaruar se, elementët e arritjes së marrëveshjes ekzistojnë, por Ashton duhet të vendosë, nëse do ti ftojë palët për një raund të ri të dialogut, bën të ditur \"Ora Info\" në Kosovë.
Ajo pret që, pjesëmarrësit në dialog të lajmërohen pas konsultimeve në kryeqytetet e tyre, mirëpo tani për tani nuk e ka në plan, që të ftojë një takim të ri formal në Bruksel, ka thënë Kocijancic në një konferencë për media në Bruksel.