13 Maj 2024

Knaus: Beogradi patjetër duhet t’i pranoj kufijtë e Kosovës

Prishtinë, 23 shtator - Kryetari i Iniciativës evropiane për stabilitet, Gerald Knaus duke komentuar zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit deklaroi se, Serbia patjetër duhet ti njoh kufijtë e Kosovës.

 “Vizita  e Merkelit në rajon ka qenë me mesazh të qartë, se Beogradi do të duhet patjetër t\'i pranojë kufijtë kosovar ose do të mbetet jashtë integrimeve të BE-së”, është shprehur Knaues.

Kjo është shumë e rëndësishme edhe për Maqedoninë, vlerëson ai, sepse nuk do të ketë ndryshime në kufijtë e Ballkanit, edhe pse kjo për Tadiqin është shumë e vështirë tani.

Sipas Knausit, kush është njohës i mirë i Ballkanit dhe politikës globale evropiane ekziston shqetësim i madh te bankat franceze nga falimentimi eventual grek, por edhe tek Gjermania, e cila, siç thotë, është çelësi dhe do të bëjë gjithçka që ta ruajë euron dhe nuk do të lejojë që Greqia ta hedh poshtë euron.

\"Brenga kryesore është domino efekt që të mos transferohet në Itali. Qëllimi i politikës së BE-së është që të parandalohet kriza që të zgjerohet, por nuk besoj se ka ndonjë rrezik për Evropën, sepse ka kujdesje të madhe në Gjermani\", thotë Knaus.

Ai shton se gjendja e këtillë është e keqe për Ballkanin, për shkak se, siç thekson, nuk do të ketë energji të mendohet për problemet ballkanike. \"E dëgjuat Merkelin në Beograd - zgjidhni problemet e juaja ose nuk do të përparoni. Ky është disponimi i Berlinit dhe Parisit\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)