Knaus: BE duhe t'i hap rrugen e Stabilizim-Asociimit Kosovës
Bruksel, 28 shkurt - Analistja në Iniciativën Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus lidhur më marrëveshjen e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë se i takon Bashkimit Evropian të sigurojë që kjo marrëveshje të mos e shpërblejë vetëm Serbinë me statusin e kandidatit, por që të përshpejtohet dinamika në kompletimin e një Studimi të Fizibilitetit për Kosovën me të cilin do ti hapej rruga procesit të Stabilizim-Asociimit të ngjashëm me atë që kanë pasur vendet e tjera.
Ajo ka rikujtuar se në të kaluarën ka pasur një kërkesë që Komisioni Evropian të propozojë përgatitjen e një Studimi të Fizibilitetit për Kosovën. Mirëpo, kjo nismë ishte bllokuar atëkohë nga shtetet që se njohin Kosovën, duke përmendur Rumaninë dhe të tjera, të cilat vlerësonin se një hap i tillë do të kërkonte që Kosovës do të duhej ti bëhej një trajtim si shteteve të tjera.
Çështja është nëse shtetet që nuk e njohin Kosovën nuk do ta mbështesin vetëm deklarativisht marrëveshjen me atë fusnotë, por se duhet ta pranojnë këtë emër për Kosovën me të cilën ajo mund të thurë marrëdhënie kontraktuale me BE-në për tiu bashkuar atij një ditë, ka thënë Knaus.
Marrëveshjen fundit, ajo ka thënë se atë e sheh në aspektin pragmatik. Mendoj se nuk është zgjidhje ideale, por nuk është as ideal fakti që 1244 ka mbetur juridikisht në fuqi. Ky problem daton që nga viti 2008, nga rrethanat në të cilat u pat shpallur pavarësia dhe në formën se si patën reaguar Kombet e Bashkuara.
Tani, smund ta fajësojmë zotëri Kuperin për mbajtjen e 1244-shit. Mendoj se duhet ti fajësojmë rrethanat në vitin 2008, Rusinë dhe të tjerët që insistonin që të mos ketë një rrugë të re për Kosovën-një rezolutë të re, ka thënë Knaus duke shtuar se nëse në dy vitet e ardhshme Kosova do të ketë një Marrëveshje për Stabilizim-Asociim, nuk do të ishte më me rëndësi se si quhet, sepse atëherë ajo do të bëhej kandidate potenciale për anëtarësim dhe emri i saj do të ishte çështje dytësore.
Shqetësimi im kryesor është nëse BE-ja vërtetë do të mund të sigurojë që pesëshja evropiane të mos jetë në gjendje të shpik justifikime të tjera për ta bllokuar rrugën evropiane të Kosovës, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, analistja në Iniciativën Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus.