Klock: Kosova opium për popullin serb
Berlin, 17 shkurt - Analisti politik nga Gjermania Wolfgang Klock ka vlerësuar se politikanët serb e shfrytëzojnë çështjen e Kosovës si "opium për popullin serb".
"Çështja e Kosovës në duart e politikës serbe është akoma "opium për popullin serb", në mënyrë që të mos vie te idenë e marrë për të pyetur për spitalet, shkollat dhe vendet e punës. Kur Serbia pushon që të gëlltis këtë opium simbolik, atëherë edhe me heroinën real dhe me zotëri Shariqin do tia dal në fund", ka thënë Klock për të përditshmen e Novi Sadit Dnevnik.
Ai ka vlerësuar se çështja e Kosovës është "katalizator i fuqisë" për të gjitha partitë politika, nga SNS deri te DSH, SRS, Serbia e Re "he akoma më tutje në të djathtë".
"Kur kjo çështje të zgjidhet , në çfarëdo mënyre qoftë, atëherë me çka forcat politike do të joshnin pajtimin demokratik? A do të kishin mundësi të ofrojnë rritje të mirëqenies? Siguri juridike? Shkolla dhe spitale më të mira? Në një kohë të caktuar - jo!"
"Prandaj i ashtuquajturi problemi i Kosovës duhet të mbahet i hapur për aq kohë përderisa politika serbe nuk do të arrij të gjej rrugë dhe strategji të tjera për të siguruar fuqinë", ka thënë Klock.
Wolfgang Klock ka qenë drejtor i Zyrës rajonale të fondacionit gjerman "Hajnrih Bel" për Evropën Juglindore në Beograd.