Klinton: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi
Washington, 18 nëntor - Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka theksuar se SHBA me aleatët janë zotuar tu ndihmojnë vendeve të Ballkanit të arrijnë integrimin e plotë në komunitetin Euro-atlantik.
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka theksuar se SHBA me aleatët janë zotuar tu ndihmojnë vendeve të Ballkanit të arrijnë integrimin e plotë në komunitetin Euro-atlantik.
Klinton theksoi se Washingtoni mbështet një dialog të drejtpërdrejt midis Kosovës dhe Serbisë. Zonja Clinton i bëri këto komente pas takimit në Washington me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague.
Rëndësinë e integrimeve të vendeve ballkanike Zonja Clinton e ka përmendur edhe pas takimit me aleatin tjetër, ministrin e Jashtëm austriak, Michael Spindelegger me çrast ka falënderuar Austrinë për kontributin në misionet paqësore, e sidomos angazhimin e saj në Kosovë.
Ne biseduam për angazhimet e mëtejme në Ballkan. Ne do ti informojmë Shtetet e Bashkuara për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, tha ministri austriak Spindelegger.
Zonja Clinton e vlerësoi të rëndësishëm rolin e Austrisë në rajon ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e të qenit të kujdeshëm në ndihmën dhe ndërmjetësimin që do ta udhëheq Bashkimi Evropian në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një rol të rëndësishëm do të ketë edhe Austria.
Në takimet në Washington të Sekretares Clinton me homologët evropianë u bisedua për shumë vatra të krizës në botë në vigjilie të Samitit të NATO-së që do të mbahet të premten dhe të shtunën në Lisbonë të Portugalisë.
/rtk/