Klinton i ofroi mbështetjen Presidentes Jahjaga
Vilnius, 30 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot me sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton.
Sekretarja Klinton e shprehu gëzimin e saj për zgjedhjen e zonjës Jahjaga në postin e Presidentes së Kosovës.
Sekretarja Klinton i ofroi mbështetjen Presidentes Jahjaga dhe Kosovës në të gjitha proceset që ka vendi përpara.
Presidentja Jahjaga e falënderoi sekretaren e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe SHBA i kanë dhënë Kosovës dhe tha se roli i SHBA për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm në proceset e integrimeve evropiane.