26 Dhjetor 2024

Klinton - Ashton: Marrëveshje të reja Kosovë - Serbi

Bruksel, 12 korrik - Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme të Sigurisë, Catherine Ashton kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve dhe krijimi i besimit përmes dialogut të Beogradit e Prishtinës hap të ardhmen evropiane për të dy palët.

“Marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë nën përkujdesjen e BE-së lehtësojnë dialogun dhe ky është hap i ndërsjellë është i dobishëm e pozitiv”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan. Sekretarja Clinton ka deklaruar se tani marrëveshjet duhet të zbatohen dhe duhet të vërehet një përparim më i madh sidomos në veri të Kosovës.

“Presim nga të dy palët të vazhdojnë punën e tyre të vështirë dhe të arrijnë marrëveshje praktike me qëllim të përmirësimit të jetës së përditshme të të gjithë njerëzve, normalizim të marrëdhënieve dhe kjo gjë të dy vendet do t’i afrojë tek aspirata e tyre evropiane”, ka thënëClinton. Ndërkohë që Ashton në konferencën për shtyp pas takimit me Hillary Clintonin ka folur për takimin e saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçit në Bruksel.

\"Kemi biseduar për mundësitë që me negociatat vërtet dhe praktikisht të lehtësohet jeta për njerëzit në veri të Kosovës\", ka thënë Ashton. Ajo ka theksuar se është folur për gjetjen e mënyrës së bisedimeve ndërmjet dy popujve. “Kështu mund të shkohet përpara drejt të ardhmes e cila te të dy palët gjendet në BE”, ka thënë Ashton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)